Liverpool - Inter , fillon numërimi mbrapsht

"Anfilld" fillon përgatitjet për të pritur Interin më 19 shkurt, një përballje historike e këtyre dy klubeve

Liverpul-Inter do të përballet më 19 shkurt. Nuk ka asgjë për të prezantuar, asgjë për të promovuar. Gjithçka rikthehet pas 40 vitesh, që nga koha e Faketit dhe shokëve të tij. Takimi është sërish në "Anfilld", nën dritën e prozhektorëve që reflektojnë fushën e blertë. Në prag të fillimit të ndeshjes, një ndjenjë emocioni i mbështjell këto. Të gjithë ata që kanë derdhur lot, qoftë edhe një herë për një ndeshje futbolli, do të kujtohen sërish, çdo tifoz do ta ndjejë këtë emocion, do të dëgjojë këngën e famshme "WE NEVER WALK ALONE" (Ne asnjëherë nuk do të ecim vetëm). Nëse keni gjetur një biletë për këtë supersfidë, duhet të shkosh me doemos edhe me not, nëse do të jetë nevoja. Aeroporti i Liverpulit quhet, "Xhon Lenon" dhe mban moton: "Mbi ne është vetë qielli". Por nën të nuk do të gjeni asnjë avion që udhëton për në Itali edhe pse bileta është minimumi 200 euro. Por për biletat e kësaj ndeshjeje pa dyshim do të jetë shumë e vështirë. Pas finales së Botërorit në Berlin, vetëm për finalen e Ligës së Kampioneve, vitin e kaluar, Milan-Liverpul, ka qenë një krizë biletash. Por edhe këtë herë duket se atmosfera e krijuar do të sjellë këto vështirësi. Sigurisht është edhe madhështia e "Anfilld"-it, stadiumit të Liverpulit, një monument kulture i rrallë në rangun e tij edhe pse ka vetëm 45.000 vende. Megjithatë, për tifozerinë e Interit janë rezervuar vetëm 5000 bileta.

Por këto bileta i janë dhënë skuadrës së Interit përpara pak kohësh për t'i shpërndarë në pika të ndryshme, por sapo dolën në shitje, të gjitha pikat u mbyllën brenda pak minutash, pasi biletat mbaruan. Por sigurisht bileta mund të gjesh gjithmonë, por gjithçka ndryshën kur bëhet fjalë për çmimin. Sipas disa mediave britanike, thuhet se fëmijët që i kanë blerë kohë më parë këto bileta kanë vendosur tashmë si çmim fillestar, çmimin prej 600 eurosh. Gjithashtu dhe në internet ata nuk i nxjerrin dot këto bileta, pasi ka insitucione të ndryshme që i kontrollojnë. Duke ardhur në këtë pikë kanë mbetur vetëm dy zgjidhje, e para është një adresë angleze shit-blerjesh në internet (www.gumtree.com). Pikërisht në këtë adresë ka qenë e mundur të gjesh bileta edhe me 250 euro. Një tjetër zgjidhje është po nëpërmjet internetit, por një adresë disi më zyrtare, (www.onlinetichetshop.nl) . Me ta bileta është disi më e sigurtë , por pikërisht për këtë siguri duhet ta paguash biletën për 395 euro. Por nëse do të shkonit në Liverpul dhe nuk do të kishit një biletë, mund të shkoni te porta kryesore e "Anfilld", duke pyetur aty pa dyshim që do të gjeni diçka.