Chivu rezikon qe te mos paraqitet ndaj Liverpoolit !


Përveç humbjes kundër Napolit, trajnerit të Interit, i duhet të kthehet nga transferta napolitane me një lojtar më shumë të dëmtuar. Gjatë ndeshjes me Napolin, mbrojtësi rumun Chivu ka pësuar një tronditje në shpatullën e majtë. Prezenca e tij gjatë ndeshjes kundër Liverpulit, ditëm e martë më 11 mars është vënë në dyshim.

“Shpresoj që Chivu të mos ketë ndonjë dëmtim të rëndë, sepse nëse nuk do rikuperohej pas disa javësh, do ishte një problem i madh për ne. Gjatë ditëve në vazhdim Chivu do i nënshtrohet
analizave paraprake, dhe vetëm atëherë mund ta mësojmë se kur do rikthehet në
fushë”, përfundoi deklaratën e tij trajneri i Interit, Mancini.