Figo , Vieira dhe Materazzi kunder Mancinit !!!

Situata është nga më të ashprat në kampin zikaltër. Pavarësisht se vetë Roberto Mancini deklaron tërheqjen e tij nga skuadra në fund të sezonit, trio e përbërë nga Luis Figo, Patrick Vieira e Marco Materazzi kërkojnë "kokën" e teknikut të tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Përveç tifozerisë interiste, me mosaprovimet e zgjedhjeve teknike të kryera nga Mancini gjatë dy sfidave kundër Liverpulit, edhe trio interiste fajëson pikërisht trajnerin e tyre për eliminimin nga Liga e Kampioneve. Edhe në stërvitjen e këtyre dy ditëve pas dështimit evropian, Figo, Vieira e Materazzi janë treguar tepër të distancuar nga stërvitja, por mbi të gjitha, ndaj këshillave të Mancinit gjatë kryerjes së saj.