Ibrahimovic : ''Liverpool , ne Milano fitojm ne ''


Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk e ka kapërdirë humbjen e pësuar me Liverpulin. Suedezi e ka të qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë të kalojnë në turin e ardhshëm, në rast se nuk do të përmbysin gjithçka ne “Giussepe Meazza” dhe kjo është një nga arsyet për të cilën ai ka qenë mjaft i nervozuar pas takimit në Liverpul. Ndërsa ishte duke dalë nga stadiumi, suedezi është shprehur para gazetarëve:

“Humbja? Pyesni Materacin”.

Të gjithë e kanë interpretuar si një akuzë për mbrojtësin, por sulmuesi thekson se nuk është kështu.

Ibra, ju lëshuat njëakuzë ndaj Materacit. Mendoni se ishte e nevojshme?

Janë fjalë që janë keqinterpretuar. Unë thjeshtë thashë se episodi që kushtëzoi tërë takimin kishte të bënte me Markon dhe përkëtë u shpreha se duhet t’i adresoheshit atij. Nuk ishteakuzë.

Gjithsesi, ato fjalë janë marrë nga të gjithë si një akuzë direkte për Materacin.
Sikur ju e quanit fajtor për humbjen.
Nuk është e vërtetë.
Unë e pyeta Markon dhe ai më tha se asnjë nga kartonëtnuk ishte i drejtë.
Nëse ai më thotë një gjë të tillë, atëherë unë e besoj dhe
mendoj se ka gabuar arbitri.

Po Interi ka gabuar?

Unë mendoj se Interi e ka mbajtur fushën shumë mirë 85’ minuta, më pas u dëmtua edhe Cordoba dhe për ne ishte akoma më e vështirë.

Ju thoni se për 85 minuta luajtët mirë, por edhe para përjashtimit të Materacit nuk është se shkuat shumë mirë.

Mendoni se ka skuadra që mund të shkojnë në “Anfild” dhe të luajnë si të duan?

Ju personalisht ndiheni fajtor për këtë humbje?

Nuk di çfarë të them. Unë jam përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht për këtë ndeshje, por e gjeta veten të detyruar vetëm të vrapoj dhe një sulmues nuk mund të bëjë shumë nëse nuk e vendosin në kushtet ideale.

Por nga Ibrahimoviç pritet përherë më shumë.

Do të thotë se unë duhet të jap akoma më shumë në takimin e ardhshëm.

Nuk mendoni se mund të kishit bërë më shumë të martën?

Isha i vetëm kundër 4 mbrojtësve. Mendoj se kam bërë atë që kisha mundësi.
Nuk besoj mund të kisha bërë më shumë. Ajo ndeshje mori një rrjedhë shumë të habitshme në një moment, dhe nuk kishte kuptim të kërkonim të sulmonim. Duhej të mbroheshim dhe unë
nuk kisha në mëndje të sulmoja, por u ktheva mbrapa të që të ndihmoja shokët e mbrojtjes.