Mancini : Gabova me taktiken kunder Liverpool-it !!

Humbja me Liverpoolin vazhdon të rën dojë mbi skuadrën e Interit. Trajneri Roberto Mançini është cilësuar nga media si një nga fajtorët kryesorë të humbjes së pësuar, dhe megjithëse presidenti Morati e ka shfajësuar tërësisht, tekniku zikaltër ka pranuar fajet e tij para gazetarëve, por pa kursyer edhe disa kritika ndaj lojtarëve të tij, duke e nisur nga Materaci.

“Është e vërtetë se duhet të ishte më i kujdesshëm, – ka vënë në dukje Mançini. -

''Pas kartonit të parë të verdhë duhej ta kuptonte se çfarë po ndodhte në fushë dhe duhej të ruhej nga kartoni i dytë i verdhë. U ndëshkua shumë shpejt dhe nuk kishte arsye përse ta vendoste dorën mbi shpatullën e Torres”. Mançini nuk harron të kritikojë edhe arbitrin që drejtoi takimin, De Blekere.

Penalltia për Liverpulin?

''Vieira mbuloi fytyrën me duar dhe për këtë arsye nuk dha penallti. Në fund të fundit ai e kishte kryer detyrën e tij që më parë, duke nxjerrë Materacin me karton të kuq”, është shprehur me ironi trajneri i Interit, i cili pavarësisht humbjes, vazhdon të besojë në një përmbysje në “San Siro” dhe nuk e hedh poshtë aspak takimin e luajtur nga djemtë e tij.

“Është e vërtetë që skuadra është treguar e jashtëzakonshme
– ka nënvizuar kreu i pankinës zikaltër. -

Nëse do kishim dalë me një barazim, të gjithë do të na duartrokisnin. Mirëpo ja që s’ndodhi kështu, e për fat të keq tani duhet të fitojmë një ndeshje të vështirë, edhe pse skuadra i ka të gjitha cilësitë për ta bërë një gjë të tillë”.

Në fund trajneri ka pranuar edhe fajet e tij për humbjen e pësuar, duke thënë se edhe ai
mund të ishte treguar më i kujdesshëm në ndërrimet e bëra.

“Duke parë rezultatin dhe rrjedhën e lojës, mendoj se duhej të kisha futur Suazon në fushë. Në të vërtetë doja ta hidhja këtë, por dëmtimi i Kordobës më pengoi të bëja një zëvendësim të tillë, pasi duhej të mendoja më shumë për fazën e mbrojtjes.

Vieira?


Është e vërtetë se edhe për Patrikun mund të kisha pritur edhe pak para se ta nxirrja në fushë, por më dukej se me përvojën e tij mund të jepte më shumë. Fatkeqësisht nuk ishte në maksimumin e tij dhe nuk mundi të bënte atë që mendoja”.

Megjithatë në ambientin zikaltër të gjithë besojnë te përmbysja.


“Kemi shënuar një gol që tani, pasi fakti që stadiumi është plot na bën të ndihemi më të
fortë për ndeshje e kthimit”.