Moratti : Championsi eshte detyrim !!!

Barazimi i marrë kundër skuadrës së Romës duket se ka përqendruar vëmendjen tërësisht në Champions për skuadrën e Interit, që tashmë duket se ka vënë në hipotekë suksesin në kampionatin italian.
Zikaltërit do të ndeshen pas dy javësh kundër Liverpulit në Champions dhe numri jë i tyre, Masimo Morati, kërkon një sukses kundër skuadrës së Benitezit për të festuar 100-vjetorin e klubit në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Mendoj se ne nuk kemi pse të jemi optimistë për takimin kundër Liverpulit – ka
thënë Morati.

- Optimizmi vjen kur nuk ke të qartë nëse mund të fitosh ose jo, por shpreson. Ne kemi forcën për të Presidenti zikaltër kërkon suksesin në kompeticionin evropian nga skuadra e tij këtë sezon Morati: Championsi është detyrim shkuar përtej shpresës dhe mendojmë se mund të fitojmë kundër Liverpulit. Kemi një skuadër që mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme dhe mendoj se faza më e vështirë ka kaluar. Tani duhet të tregojmë veten edhe në kampionat
dhe të marrim një fitore që do plotësonte ciklin e nisur dy
jet më parë.

Problemet e skuadrës?

''Mendoj se në këtë fazë është normale që të kesh probleme në formacion dhe këtë e
tregojnë edhe paraqitjet e skuadrave të tjera. Mendoj se ka të bëjë edhe me faktin që është një fazë shumë delikate dhe shumë skuadra vuajnë stresin, por ne duhet të shkojmë
përtej këtyre elementëve”.