Mario Balotelli : ''Kam edhe shum per te mesuar '' !

Talenti i ri i Interit, Mario Baloteli, nuk ndihet aspak nën tension në ndeshjet me skuadrën e parë të zikaltërve.

“Nuk kam pse të ndjej presion, pasi unë dua të jem futbollist në të ardhmen dhe për mua është shumë e rëndësishme të jap maksimumin në fushë. Presioni nuk duhet të bëjë pjesë në problemet e mia para se të zbres në fushë. Unë jam i mësuar të mos kem frikë nga asgjë dhe dua të jap maksimumin sa herë të më jepet mundësia”.

Baloteli ka dy shtetësi, atë ganeze dhe atë italiane, por ka theksuar se ka ndër mend të luajë me Kombëtaren italiane nëse do t’i jepet mundësia dhe ka refuzuar fanellën e kombëtares afrikane.

“Kam zgjedhur Italinë, sepse nuk e kam idenë se si është Afrika. Nuk kam qenë asnjëherë atje, prandaj ndihem tërësisht italian”.