Ibrahimovic : ''Nuk e kemi leht , por do te kvalifikohemi ''

I gjithë Interi shpreson në aftësitë e sulmuesit Ibrahimoviç, për të kapur për dore ekipin drejt rrugës së kualifikimit ndaj Liverpulit. Por nuk vonon shumë dhe përballë gazetarëve sulmuesi shtatlartë, i cili deri para pak ditëve kishte qëndruar në infermieri për shkak të një dëmtimi, thotë:

“Kundër Liverpulit nuk ka për të qenë një ndeshje e lehtë për ne. Do të na duhet të djersitim shumë, por mbi të gjitha duhet të tregohemi të ftohtë përpara portës kundërshtare, si dhe të bëjmë kujdes në mbrojtje. Por megjithatë jam i sigurt se ndaj anglezëve do arrijmë kualifikimin, pasi i kemi të gjitha mundësitë për të fituar bindshëm në ‘San Siro’, meqenëse këtu do kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë të zjarrtë”.