Crespo : ''Edhe me kemb te thyer do te luaj me Liverpoolin ''

Sulmuesi i Interit, Hernan Krespo, megjithëse e ka braktisur skuadrën zikaltër gjatë ndeshjes kundër Rexhinës për shkak të një dëmtimi, insiston në rikuperimin e tij, por mbi të gjitha dëshiron që në “San Siro” të luajë me çdo kusht:

“Të dielën kisha dhimbje koke dhe në të njëjtën kohë edhe gjuri më dhimbte shumë, –është shprehur sulmuesi argjentinas. – ''E di që Mançini shpreson shumë në rikuperimin tim, prandaj nuk dua ta zhgënjej. Kundër Liverpulit nëse do më lejonin, ju premtoj se do luaja edhe me këmbë të thyer. Shpresoj që deri të martën të më kenë pushuar dhimbjet, në mënyrë që t’i dhuroj një sadisfaksion të madh Roberto Mançinit” - ka përfunduar sulmuesi, i cili shpreson të lerë infermierinë sa më shpejt të jetë e mundur.